Pronari i rrjetit social Twitter, Elon Musk, ka njoftuar se po mendon që të ndryshojë logon e platformës.
Në një postim në Twitter, Musk shkruan se “Së shpejti do t’i themi lamtumirë markës Twitter dhe, gradualisht, të gjithë zogjve”.
— Elon Musk (@elonmusk) July 23, 2023
Në një postim tjetër miliarderi ka shtuar se “Nëse një logo mjaftueshëm e mirë me X publikohet sonte, do ta përdorim në mbarë botën që nesër”.
Po ashtu ai ka publikuar dhe një pamje të një X duke ndriçuar, dhe më pas në një audiobisedë në Twitter Spaces është përgjigjur me “po”, kur është pyetur nëse logoja e Twitter-it do të ndryshojë./btvnews.al