E premte, 22 Nëntor, 2024

“Fotografimi i votës shkelja më e rëndë”, Celibashi: S’kemi pasur problematika me pajisjen e identifikimit elektronik të votuesve në Rrogozhinë

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ishte në Rrogozhinë dhe pa nga afër se si po ecën procesi zgjedhor.

Në një prononcim për mediat, Celibashi është shprehur se nuk janë evidentuar problematika në lidhje me pajisjen e identifikimit elektronik të votuesve në Rrogozhinë.

“Ka pasur pak problematika, të cilat nuk kanë krijuar impakt në mbarëvajtjen e mëtejshme të procesit të votimit. Nuk kemi pasur problematika në lidhje me pajisjen identifikuese të votuesve, pra pajisjen elektronike në të gjitha qendrat e votimit. Përgjithësisht është duke shkuar mirë procesi.

Referuar problematikës së shfaqur në një prej qendrave të votimit në këtë këtë bashki për fotografimin e votës, Celibashi ka thënë se është një nga shkeljet më të rënda të procesit zgjedhor, dënimi për të cilën shkon nga 3 muaj deri në 3 vite burg.

“Fotografimi i votës përben një ndër shkeljet e rënda penale përsa i përket procesit zgjedhor. Ka sanksione që shkojnë nga 3 muaj deri në 3 vjet burg dhe do ta adresojmë pasi të marrim të gjithë informacionin e mundëshëm”, tha ai./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit