E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Luiza Gega ngre flamurin shqiptar në Serbi, medalje ari në Kampionatin Ballkanik dhe kualifikohet për “Paris 2024”

Atletja shqiptare me origjinë nga Bulqiza, Luiza Gega, është kualifikuar për në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Bulqizakja ka arritur të triumfojë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Serbi në disiplinën 3 mijë metra me pengesa.

Medalje e artë dhe super kohë e arritur, pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes. Koha e arritur prej saj është normë kualifikuese për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm. Atletika i ka filluar kualifikimet nga data 1 Korrik 2023.

Me kohën e dhënë së fundmi në Kampionatin Ballkanik, Gega bëhet sportistja e parë shqiptare që merr biletën kualifikuese për Paris 2024./brvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit