Cristiano Ronaldo është një ndër futbollistët më të paguar në botë, por edhe një ndër më të ndjekurit në Instagram.
Mediat angleze zbulojnë se portugezi paguhet 2.16 mln Euro për një postim në Instagram, për bashkëpunime të ndryshme me firma të njohura.
Kjo pasi ka 597 milionë ndjekës në Instagram, duke e bërë atë personalitetin më të ndjekur në këtë media sociale
Në vend të dytë, pas tij, renditet Kylie Jenner, e cila paguhet 1.69 mln Euro. Jenner, 25 vjeç, ka bërë fitime të konsiderueshme nga reklama e markave të tilla si gjigandi i modës Jean Paul Gaultier, si dhe nga bizneset e saj si Kylie Cosmetics dhe Kylie Swim.
Vendi i tretë në listën e të pasurve në Instagram i takon futbollistit Lionel Messi, 1.59 mln Euro. Me 479 milionë ndjekës, ai është personi i dytë më i ndjekur në platformë./btvnews.al