Merkato e kësaj verës vazhdon të dominohet nga Arabia Saudite, klubet e së cilës po bindin disa lojtarë të mëdhenj që të largohen nga futbolli europian.
Sipas raportimeve të medieve franceze, Kylian Mbappe është gjithnjë e më larg klubit të Paris Saint-Germain, pasi francezët e kanë nxjerr atë në shitje dhe s’e duan më.
Al-Hilal synon afrimin e yllit francez dhe klubi arab është i gatshëm ta mbulojë në ar për ta bindur të firmosë.
Klubi saudit ka marrë tashmë një përgjigje negative nga Lionel Messi, me argjentinasin që preferoi Inter Miami në vend të ofertës arabe.
Synimi këtë herë është mbyllja e merkatos me këtë transferim, me qëllimin për ta bërë Mbappe-në lojtarin “alfa” të kampionatit./btvnews.al