Qytetarët e Rrogozhinës do t’u drejtohen sërish sot në kutitë e votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas zgjedhjet e 14 Majit u shpalllën të pavlefshme nga Kolegji Zgjedhor.
Me të drejtë vote janë rreth 33 mijë qytetarë dhe do të zgjedhin mes dy kandidatëve në garë, socialistit Edison Memolla dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.
Votimi ka nisur në orën 7:00 të mëngjesit në 54 qendrat e ngritura, për t’u mbyllur në orën 19:00 të mbrëmjes.
Por ndryshe nga zgjedhjet e 14 Majit, sot nuk do të votojnë të burgosurit, të cilët vulosën fitoren për kandidatin socialist, Edison Memolla.
Në zgjedhjet e 14 Majit në Rrogozhinë votuan rreth 11 mijë votues dhe fitues u shpall socialisti Memolla me një diferencë prej 30 votash, kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”./btvnews.al