E premte, 20 Shtator, 2024

Shembet ura në Patra të Greqisë, vdes një person dhe plagosen 8 të tjerë

Ura në hyrje të qytetit të Patrës në Greqi është shembur dhe ka shkaktuar 1 të vdekur dhe 8 të plagosur.

Sipas mediave greke, forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe bashkë me ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të nxjerr persona të tjerë që mund të jenë nën rrënoja.

Për shkak të shembjes së urës, qarkullimi i automjeteve në drejtim të Athinës është pezulluar, ndërkohë që drejtimi është devijuar në segmente të tjera.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shembjen e kësaj ure, por specialistët kanë nisur hetimet./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit