E premte, 22 Nëntor, 2024

Shkencëtarët zbulojnë ngjarjen e pabesueshme, peshkaqenët e Floridas “të varur” nga kokaina

Peshkaqenët që notojnë në brigjet e Floridas mund të jenë duke ngrënë pakot me kokainë që hidhen në oqean nga trafikantët e drogës. Çdo vit, një sasi e madhe pakosh me lëndë narkotike nxirren në breg nga oqeani dhe më pas konfiskohen nga autoritetet.

Biologu Tom Hird donte të hetonte nëse peshkaqenët janë duke e konsumuar kokainën dhe rezultatet e studimit të tij tashmë po rrëfehen në një shfaqje televzive të quajtur “Peshkaqenët e Kokainës” që do të transmetohet javës tjetër në Discovery Channel.

Shkencëtarja e Universitetit të Florida-s, Tracy Fanara thotë se indiciet për studimin i morën edhe nga historitë që peshkatarët tregojnë për peshq “të varur nga droga.

Pasi kryen një sërë zhytjesh, Hird dhe Fantana vunë re se disa nga peshkaqenët po silleshin në mënyrë aspak të zakontë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit