Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut do të bëjë që temperaturat e larta dhe orët e gjata me diell të mbizotërojnë në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim -verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë./btvnews.al