E enjte, 21 Nëntor, 2024

Vendosi vetë një çip në kokë për të kontrolluar ëndrrat e fëmijërisë, por eksperimenti për pak i mori jetën

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Rusi, ku një person ka arritur deri në çmenduri. Mediat e huaja raportojnë se një person ka zgjedhur një metodë të veçantë e të padëgjuar më parë, vetëm e vetëm për të kontrolluar ëndrrat e tij.

Mësohet se ai instaloi një çip në kokën e tij, por një incident gjatë një seance stërvitore bëri që atij t’i dëmtohej pajisja në fjalë, çka e bëri të domosdoshme një ndërhyrje kirurgjikale pasi i rrezikohej jeta.

Çipi i vendosur në kafkën e Mikhail Radugës, e ndihmonte atë me ëndrrat, për të cilat thotë se ka punuar që në fëmijëri dhe ka eksperimentuar në këtë temë prej një viti e gjysmë.

Ai shton se kishte kërkuar që çipi t’i vendosej nga një ekip i specializuar mjekësh, por spitali ku kishte shkuar nuk e kishte pranuar ndërhyrjen, duke e cilësuar të rrezikshme. Kjo bëri që ai ta vendoste vetë çipin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit