Fundjava solli 3 medalje për Luiza Gegën. Pas suksesit në garën e 3000 metrave me pengesa atletja shqiptare triumfoi edhe në 3000 dhe 5000 metra në Kampionatin Ballkanik që u zhvillua në Kraljevo të Serbisë.
Një dominim i Luiza Gegës që tregoi se është e pakonkurrueshme në një aktivitet ku marrin pjesë edhe vende që nuk janë pjesë e rajonit.
Në këtë aktivitet Luiza Gega arriti edhe kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pikërisht në garën e saj të preferuar 3000 metra me pengesa.
Këtë vit Luiza fitoi edhe të artën në Lojërat Europiane që u zhvilluan në Poloni, ndërsa muajin e ardhshëm do të zbresë në pistë për aktivitetin më të rëndësishëm të vitit, Botërori që do të zhvillohet në Hungari.