E premte, 15 Nëntor, 2024

Dafina Zeqiri flet për njohjet romantike: Është shumë e vështirë

Dafina Zeqiri thotë se të jesh pjesë e industrisë së muzikës i bën të vështira njohjet apo takimet romantike. Në një intervistë të fundit ajo u shpreh se:

“Në industrinë e muzikës si grua nuk ke kohë të dalësh në takim me dikë apo të njohësh dikë. Jo se nuk ke dëshirë, por ose ai që po del shkon dhe iu thotë të gjithëve ose ta ngjisin njerëzit. Ndërkohë unë akoma nuk arrita ta njoh. Kjo e bën shumë të vështirë ta kuptoj nëse ai person po del sepse më pëlqen apo se jam Dafina…”

Kujtojmë se prej disa muajsh ajo i ka dhënë fund lidhjes me Dj Geek pas disa vitesh bashkë. Muajin e kaluar Dafina u fotografua në krahët e një biznesmeni në Prishtinë, duke aluduar se ka nisur një romancë të re. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit