Dashi– Bashkëpunimi ne jetën tuaj ne çift do jete shume i madh gjate kësaj dite. Askush dhe asgjë nuk do iu pengoje te ecni përpara dhe te mendoni me pozitivizëm. Beqaret nuk duhet te trishtohen nëse nuk do e krijojnë menjëherë një lidhje
Demi– Mos bëni gabimin t’i premtoni partnerit gjera te cilat nuk mund t’i plotësoni dot sepse jo vetëm ai, por edhe ju do mërziteni pa mase. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do e bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Për financat dita do jete e shkëlqyer.
Binjakët– Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për jetën sentimentale te çifteve. Marrëdhënia me partnerin do jete me e mire sesa ju mendonit dhe kënaqësitë qe do përjetoni do jete te pafundme.
Gaforrja– Nëse çiftet kane kohe qe janë ne kërkim te harmonisë ne çift, sot nuk ehte koha e duhur. Do debatoni me partnerin mbi disa tema delikate dhe nuk do jeni aspak te qete. Beqaret do ndikohen negativisht nga yjet dhe nuk do kenë fat te gjejnë personin ideal.
Luani- Venusi, përendesha e dashurisë do iu mbroje gjate gjithë ditës sot ju te dashuruarve. Do ia kaloni me se miri pranë partnerit, madje do diskutoni edhe për te ardhmen se bashku.
Virgjëresha– Nëse keni një lidhje me një person qe nuk është i lire, do bënit mire te ndaheshit dhe te mendonit për te ardhmen. Ju jeni shume te veçante dhe kushdo do dëshironte t’iu kishte ne krah.
Peshorja- Venusi do jete i pozicionuar me se miri ne sektorin tuaj te dashurisë. Marrëdhënia me partnerin do jete edhe me e ngrohte se kohet e fundit. Beqaret do hapin një faqe te re ne jetën e tyre.
Akrepi– Dielli do ua qartësojë edhe me tepër idetë sot dhe do e dini mire çfarë te bëni ne lidhjen qe keni krijuar. Do sqaroni edhe ndonjë mosmarrëveshje te vogël qe keni pasur.
Shigjetari– Do jeni te vendosur te sqaroni çdo keqkuptim qe keni pasur me partnerin tuaj ne mënyrë qe te ndiheni edhe me te qete. Edhe ai nga ana e tij do tregohet me i kuptueshëm.
Bricjapi– Çdo gjë do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do kuptoheni me një shikim me partnerin tuaj dhe dita do te jete me e bukur. Beqaret do jene te drejtpërdrejtë me personat qe do pëlqejnë dhe do ua shprehin atyre pëlqimin.
Ujori– Dite mjaft interesante dhe e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme për jetën ne çift. Do i merrni me pozitivizëm kritikat qe do iu beje partneri sepse ju e dini mire qe ai iu do te mirën.
Peshqit– Edhe pengesa me e vogël qe mund t’iu dale sot ne jetën tuaj ne çift do iu alarmoje. Beqaret as sot nuk do e gjejnë dashurinë e shumëpritur. Financat ne përgjithësi do jene te mira megjithatë duhet te vazhdoni te tregoheni te kursyer me shpenzimet./btvnews.al