Kryesia e PD që mbështet Lulzim Bashën ka vendosur që t’i heq vulën e partisë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Edhe pse për mediat nuk është bërë e ditur që PD të ketë zhvilluar një mbledhje Kryesie, vendimi mban datën e 18 Korrikut.
Në vendimin që mban firmën e 17 anëtarëve, thuhet se pasi Bardhit i hiqet e drejta për të administruar vulën e PD, kjo kompetencë i kalon Sekretarit për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa. Sipas vendimit, ky ka qenë propozimi i 1/5 së anëtarëve të Kryesisë.
Një vendim i tillë vjen pasi një grup deputetësh janë shprehur kundër zgjedhjeve për kryetarin e ri më 29 Korrik, ku kandidon Lulzim Basha dhe Gjergji Hani./btvnews.al