Vetëm pak çaste pas shpalljes së zgjedhjeve festë e madhe jashtë KZAZ-së në Rrogozhinë ku u numëruan votat që shpallën fitues kandidatin e PS-së Edison Memolla.
Socialistët e Rrogozhinës, kryesisht burra kanë thirrur emrin e tij “Edi, Edi”, teksa kanë shkëmbyer puthje e përqafime.
Nuk kanë munguar as lotët, ndërsa më pas e kanë ngritur në krahë kandidatin fitues Memolla, duke e rrethuar me përqafime.
Ndonëse në zgjedhjet e 14 majit, kandidati i PS-së fitoi me një diferencë të diskutueshme votash, që solli dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e tyre, në zgjedhjet e mbajtura dje, Memolla ka marrë 6658 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha i “BF” mori 4906. /btvnews.al