E premte, 15 Nëntor, 2024

Rama përshëndet fitoren në Rrogozhinë: Skuadra e PS-së nxorri mësim nga 14 maji, 1752 vota përpara, avantazh spektakolar

Memolla dhe Rama, gjatë fushatës së 14 majit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së zgjedhjeve të ripërsëritura në Bashkinë e Rrogozhinës, duke thënë se skuadra e PS-së u angazhua më mirë pas 14 majit.

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ai shkruan se diferenca 1752 vota është një avantazh spektakolare. Pak minuta më parë, kreu i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi se nuk i njeh zgjedhjet, sepse ato, sipas tij, ishin kopje e farsës së 14 majit.

Statusi i Ramës

RROGOZHINA VETËM PËRPARA ➡️ me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste????

Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash????

Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxori mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit