E shtunë, 16 Nëntor, 2024

VIDEO – Mungon uji i pijshëm në Topojan, banorët mbushi ujë me gomar

Mungesa e një rrjeti të furnizimit me ujë të pijshëm në fshatrat e vendit tonë vijon të jetë një sfidë e madhe për banorët që jetojnë ende në to.

Në shumë fshatra, edhe pse jetojmë në vitin 2023, banorët e sigurojnë ujin e pijshëm në burime natyrale, ku detyrohen të shkojnë çd ditë për të mbushur bidonat që mbajnë në shtëpi.

Kjo është Hazbie Kurti nga fshati Topojan i Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë Bulqizë. 77 vjeçarja shkon çdo ditë për të mbushur ujë në burimin e fshatit, e ndihmuar edhe nga nipat.

Për shkak të moshës, ajo përdor gomarin për ta transportuar ujin për në banesë pasi vetë është e pafuqishme. Për Hazbien kjo është një punë rutinë e përditshme, teksa thekson se prej 33 vitesh ju premtohet ndërtimi i një ujësjellësi.

Ndërkohë, për Shaqir Kurtin të gjithë ata që kanë shkuar në fshatin e tyre për të kërkuar votë në zgjedhje kanë premtuar ndërtimin e ujësjellësit, por fakti është se fshati vijon të mos ketë ujë për të pirë.

Veç mungesës së ujit të pijshëm, fshati Topojan nuk ka as ujë vaditës pasi kanali që e sillte ujin nga Selishta, është prishur që që në vitet 90-të./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit