Tani duket si një lojë, por shumë shpejt do të jetë një realitet. Premier League premton se në të ardhmen e afërt do të vendosë një kamera në trupin e gjyqtarit dhe pamja që ofrohet do të jetë spektakolare.
Testimi është bërë në ndeshjen miqësore mes Fullhem dhe Brentford në turneun veror që po zhvillojnë skuadrat angleze në SHBA.
These 'ref cams' are absolutely class 🤩
Here's an alternative angle of Harry Wilson's screamer last night against Brentford 👏
📹 @premierleague pic.twitter.com/olFWC9GS4r
— Footy Accumulators (@FootyAccums) July 24, 2023
Sipas asaj që mësojnë mediat angleze është vendosur që gjyqtari dhe disa lojtarë të mbajnë kamera në trup, për ta bërë më tërheqës futbollin.
Mjafton të shohësh golin e shënuar nga Herri Uillson i Fullhem dhe mënyrën se si ndiqet aksioni nga gjyqtari, që gjithçka të të duket si një videolojë./btvnews.al