E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Zjarret në Greqi, Ambasada e Shqipërisë në Athinë: Ata që kanë nevojë për ndihmë të kontaktojë në këto numra

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka vendosur në dispozicion disa numra kontakti për të gjithë shqiptarët që mund të kenë nevojë për ndihmë nga zjarret që kanë përfshirë vendin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada shqiptare bën të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, por dhe me familjet shqiptare që ndodhen në zonat e dëmtuara nga zjarret.

“Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë:

Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile Greke, në numrat e telefonit 0030-213 1510903 dhe 0030-213 1510953.

Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme Greke që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit 0030-210 3681730, 0030-210 3681259 dhe 0030-210 3681350.

Ambasadën Shqiptare në Athinë në numrin e emergjencave 0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve ????????/???? dhe në adresën e email-it [email protected].

Në solidaritet me Greqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit