Sekretari i Përgjithshëm i PD ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD ditën e enjte, datë 27 Korrik 2023, ora 19:00. Sipas Statutit, kur partia është pa kryetar, është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Kjo kërkesë vjen dy ditë para zgjedhjeve për kryetar të PD, kur pritet rikthimi i Lulzim Bashës duke qenë se përballë nuk ka kundërshtarë. Më herët, 7 deputetë bënë kërkesë për anulimin e zgjedhjeve për kryetar.
Sa i përket vulës së PD, vendimi i fundit i kryesisë ishte për ta administruar Indrit Sefa, Sekretar i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD.