E diel, 17 Nëntor, 2024

Berisha takohet me Metën në selinë e PD-së

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike këtë të martë ku është takuar me Sali Berishën. Ky takim vjen pas humbjes në zgjedhjet e ripërsëritura në Rrogozhinë.

Nuk dihet se çfarë do të diskutojnë Berisha dhe Meta së bashku.

Kujtojmë se disa ditë më parë Berisha paralajmëroi protesta për largimin e qeverisë. Berisha tha se do të ketë negociata me forca të tjera politike opozitare.

Megjithatë për të mësuar më shumë se çfarë është biseduar mes Berishës dhe Metës do të pritet ora 12:30 kur lideri historik i demokratëve ka njoftuar një konferencë për shtyp.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit