E diel, 17 Nëntor, 2024

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën, akuzohet për vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndoja

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën, nipin e ish-deputetit Rrahman Rraja.

Ai akuzohet si ekzekutor për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i plagosur ky i fundit, miku i tij Aleksandër Laho, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

Akuzat që rëndojnë mbi Rrajën dhe sipas gjykatës kanë qenë të drejta janë “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “vrasje e mbetur në tentativë ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, siç është rasti i prokurorit Arjan Ndoj.

Nga ana tjetër mbi të rëndon edhe akuza e “armëmbajtjes pa leje”, “vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” ndaj shokut të ish-prokurorit Ndoj, Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Sukthit” dhe vrasja e shoferit të shokut të ish-prokurorit Ndoj, Andli Maloku i  cili humbi jetën 1 javë pas atentatit të ndodhur.

Erjol Halilaj, një tjetër i akuzuar në kët ngjarje dhe që sipas SPAK kishte rolin e bashkëpunëtorit është dënuar më 35 vjet burg./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit