Ish-banori i Big Brother, Bledi Mane në një intervistë të dhënë së fundmi ka komnetuar fitimet e banorëve të Big Brother, duke nisur nga Luizi dhe Kiara, tek Jori, Efi apo Armaldo.
Këtë informacion ai u shpreh se e ka pasi ka komunikim dhe bisedon me ish-banorët, përpos faktit që është gazetar.
Sipas Bledi Manes, Luizi fiton deri në 100 mijë Euro në muaj, ndërsa për Kiarën thotë se nuk ka patur sukses me linjën e saj të rrobave të plazhit.
“Listën natyrisht e kryeson Luiz Ejlli, statistikat tregojnë se ai fiton në muaj rreth 100 mijë Euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, postimet në rrjetet e tij sociale, kontratat me koncertet, natyrisht projektet e tjera, filmat.
Kiara nuk ka shitur asnjë palë brekë, a kupton? Më thuaj tani, ti ke shoqe, di ndonjë që vajzë që ka blerë? Ne nuk jemi në Brazil me 200 milionë banorë që 2 milionë veta do i blinin këto brekë“, tha ai.
“Efi është një vajzë që prodhon para, gati-gati si Jori, por një shkallë më poshtë. Refuzon ftesat ne media por në rrjetet sociale ajo di të bëjë lekë. Efi arrin 12 mijë Euro.
Jori bën lekë pa folur. Merr Beniadën dhe ecën, e ndërkohë është tag-u i një hoteli. Domethënë Jori është personazh i dashur. Jori bën lekë në heshtje. Ka raste që muaji mund t’i ketë vajtur 20 mijë Euro“, shtoi ai, por nuk harroi pa përmendur dhe Armaldon ku tha se “Maestro e mbyll me gati 15-17 mijë Euro”./btvnews.al