E diel, 17 Nëntor, 2024

Nga Dhërmiu në Golem dhe Kavajë, goditet grupi kriminal që kryente vjedhje me armë dhe dhunë, vilat në ‘radarin’ e hajdutëve

Goditet një grup kriminal që kryente vjedhje me armë dhe dhunë, në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa në shënjestër kishin vilat.

Në kuadër të operacionit të koduar “Piketat”, pas hekurave ranë 2 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Piketat”, nga Policia e Himarës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, për goditjen e një grupi kriminal me veprimtari në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Zbardhen vjedhjet në 3 vila, në Dhërmi dhe në Golem, Kavajë. Goditet një grup kriminal që kryente vjedhje me armë dhe dhunë, në qytete të ndryshme të vendit.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Të tre shtetasit, me precedent të theksuar kriminal për vjedhje, brenda dhe jashtë vendit. Ky grup, në vitin 2022, ka kryer dhe tre vjedhje në banesa, në Dhërmi, Borsh e Himarë, ku ka marrë shuma të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende me vlerë.

 

 

Gjithashtu, dyshohet se ky grup ka kryer dhe disa vjedhje të tjera në vila dhe në banesa, në zona bregdetare. Para vjedhjeve, pjesëtarët e grupit kriminal shkatërronin kamerat e sigurisë, që të mos identifikoheshin.

Sekuestrohen një sasi e konsiderueshme parash (euro, dollarë, paund, franga zvicerane dhe lekë), një automjet që autorët e përdornin për të lëvizur dhe veshjet e përdorura gjatë vjedhjeve.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas njoftimit të marrë për vjedhjen në dy vila në një kompleks banesash në pronësi të shtetasve A. D. dhe L. D., si dhe tentativën për vjedhje në një banesë në afërsi të kompleksit, në orët e para të mëngjesit të datës 22.07.2023, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë kryer hetime të thelluara proaktive për zbardhjen e këtyre rasteve.

Si rezultat i punës hetimore, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë bënë të mundur zbardhjen e këtyre rasteve dhe identifikimin e pjesëtarëve të një grupi kriminal që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit