Rea Nuhu e nisi rrugëtimin e saj televiziv në “Gjeniu i Vogël”, por tashmë ka sjellë videoklipin e saj të parë. Kënga e titulluar “A jam rrit?” është shkruar nga një histori personale e saj. Në intervistën për “Rudina” në Tv Klan, Rea tregon motivin pas këngës.
“Kënga ka nisur nga një linjë me kitarë në fillim, ka qenë vetëm një linjë me kitarë dhe në bazë të asaj linjës unë u frymëzova dhe shkorva një tekst për një histori, një dashuri të mbaruar, të përfunduar e cila është historia ime”.
Rudina Magjistari: Ah, pra e ke jetuar vetë si ngjarje. Në dhimbje thonë që realizohen krijime fantastike, është kështu? Ndoshta ke qenë edhe ti në këtë… këtë e ka thënë Adele dhe kur ishte shumë e lumtur, që e kishte bashkëshortin në shtëpi, thoshte që nuk jam më e frymëzuar dhe që nuk di më për çfarë të shkruaj se s’kam më dhimbje, por në dhimbje bëhen gjëra të bukura.
Rea Nuhu: E vërtetë, dhe unë duke qenë se dëgjoj shumë muzikë R&B vetë, e kam shumë përzemër, prandaj ndoshta ka dalë edhe kënga e zhanrit R&B. /btvnews.al