E diel, 17 Nëntor, 2024

Sot dita më e nxehtë e vitit, mësoni cili qytet ka përjetuar temperaturat rekord deri në 44 gradë

Dita e sotme është konsideruar si më e nxehta në histori, ku termometri shënoi disa gradë mbi vlerën 40.

Sipas Shërbrimit Meteorologjik Ushtarak, qyteti që ka përjetuar temperaturën më të lartë është Berati, por edhe Elbasani kapi vlera rekord.

Termometri ditën e sotme regjistroi vlerën e 44 gradë celsius në qytetin e Beratit, ndërsa në Elbasan dhe në kryeqyetet termometri regjistroi vlerën e 43 gradë.

Ditën e nesërme pritet që temperaturat të pësojnë rëni në të dyja vlerat, ku termometri në mesditë nuk pritet ti kalojë 38 gradë celsius“, thotë SHMU.
Pritet që dita e nesërme, por edhe i gjithë fundi i javës të ketë temperatura më të moderaura./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit