E diel, 17 Nëntor, 2024

Temperaturat do të shkojnë deri në 45 °C, sot parashikohet dita më e nxehtë e muajit

Për ditën e sotme nuk priten reshje në të gjithë qarqet, por parashikohet që të jetë një mot i kthjellët dhe me temperatura të larta.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 26 deri në 38 °C, në vendet e ulëta nga 26 deri në 45 °C dhe në  vendet malore nga 23 deri në 37 °C.
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, ndërsa sa i përket rrezikut për zjarret pritet nivel rreziku “I LARTË” në të gjitha qarqet./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit