Rrjeti social, TikTok po sjell ndryshime të reja në përdorimin e tij. Sipas njoftimit nga kompania tashmë mund të bëni postime edhe me tekst, që më para nuk ka funskionuar.
Përfaqësuesit e kësaj platforme shprehen se funksioni i ri u jep përdoruesve “një mënyrë tjetër për të shprehur veten”.
Po ashtu TikTok pak javë më parë prezantoi një shërbim të ri transmetimi muzikor për platformat rivale si Spotify dhe Apple Music.
Kështu duket se ka nisur një luftë virtuale mes platformave online për të marrë më shumë shikueshmëri dhe përdorues./btvnews.al