E hënë, 18 Nëntor, 2024

VIDEO – Zgjidhja ideale për t’i shpëtuar vapës ekstreme, qindra qytetarë zgjedhin të bëjnë plazh në lumin Mat

Temperaturat ekstreme të ditës së sotme kanë bërë që qindra banorë të Matit t’i drejtohen rrjedhës së lumit Mat për të kaluar orët e nxehta të ditës.

Që nga Klosi e deri në Zenisht të rinj e familjarë kanë zgjedhur ujin e lumit për tu freskuar e në këtë mënyrë edhe për të përballuar të nxehtin ekstrem.

Sipas frekuentuesve të lumit, kalimi i orëve të pikut të të nxehtit është mënyra më e mirë për ta përballuar atë, ndaj dhe me më pak kosto ekonomike, por edhe për shkak të punës, kanë zgjedhur lumin e Matit si destinacion.

Lumi Mat është përdorur historikisht për tu larë në të gjatë stinës së verës. Banorët e luginës së Matit e kanë frekuentuar në vijimësi këtë lum jo vetëm nga fakti që ka më pak kosto ekonomike por edhe që është shumë pranë banesave./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit