Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Sociaiste ka njoftuar dhe disa ndryshime në strukturën organizative të saj.
Gjatë punimeve të Asamblesë është njoftuar se Damian Gjiknuri nuk do jetë më Sekretar i i Përgjithshëm, por vendin e tij do e marrë Blendi Klosi, aktualisht deputet dhe i dërguari i PS në Vlorë.
Po ashtu në këtë mbledhje u zgjodh dhe kreu i ri i grupit Parlamentar, ku Bledi Çuçi do e mbajë këtë post.
Kujtojmë se ky post mbahej nga Taulant Balla, i cili tashmë është emëruar ministër i Brendshëm, duke bërë rrokadë postesh me Bledi Çuçin.
Sa i përket ndryshimeve në qeveria, Rama nuk ka preferuar që të bëjë lëvizje para pushimeve./btvnews.al