E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Do ketë një ulje të lehtë të temperaturave, mësoni si do të jetë moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në veri do të jenë prezente reshje të dobta shiu, të izoluara në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim në kuadratin e perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet relativisht intensive me shpejtësi deri 14m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 20 deri 33°C, në zonat e ulëta 20 deri 37°C dhe në zonat bregdetare 25deri 35°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit