Ish-banori i edicionit të dytë të Big Brother Vip 2, Kris Aliaj, është kërcënuar me jetë nga një përdorues i rrjeteve sociale.
Kërcënimi është bërë publik nga vetë ai me anë të një postimi në mediat sociale, ku ka treguar mesazhin nga personi i pa identifikuar.
“Do të bëj varrin po vajte opinionist në BBV3. Nuk do të gjenden as kockat,” shkruhet në mesazhin e Krist Aliaj, ndërsa ky i fundit duket se nuk është shqetësuar aspak nga mesazhi i tij, teksa e ka marr me sportivitet ku shprehej:
“Si do ia bëjmë tani, opozita është e fortë”, duke i bashkangjitur një emoji me të qeshur./btvnews.al