E hënë, 21 Prill, 2025

Luftë me zjarrin si në mesjetë”, Berisha tregon policët që shuajnë zjarrin me degë pemësh (VIDEO)

Sali Berisha ka ndarë sot një video në rrjetet sociale, ku shihen disa efektivë të policisë së Shtetit që shuajnë flakët me degët e pemëve. Po ashtu ata shihen pa doreza apo ndonjë masë tjetër.

Berisha teksa ndan videon shkruan “luftë me zjarrin si në mesjetë! Zjarrëfikset në tako! Aeroplani (Ismaili) është per ndenjëset e Ramës! Turp dhe krim! #sb”.

Shqipëria, prej disa ditësh, është kapluar nga zjarret, si në Fier, Vlorë dhe Mallakastër. Vetëm në Vlorë dhe Fier zjarrfikësve u erdhi në ndihmë një helikopter “Cougar”, ndërsa makinat e kanë të vështirë të shkojnë në zonat e përfshira nga zjarret për shkak të terrenit të vështirë.

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit