E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Messi dopietë golash në SHBA

Lionel Messi konfirmohet protagonisti i madh te Inter Miami. 36-vjeçari ishte fenomenal në fitoren e radhës të skuadrës nga Florida me shifrat e pastra 4-0 në shtëpi përballë Atlantës, teksa shënoi dopietë golash. Në takimin e parë si titullar, Messi realizoi në harkun e 22 minutave lojë, ndërsa dhuroi një asist në këtë fitore me poker golash. Spektakli nisi që në minutën e 8-të, me sulmuesin që pasi goditi shtyllën pingule e depozitoi topin në rrjetë në tentativën e dytë.

Edhe tek goli i dytë ishte sërish protagonist Messi, i cili pasi ndërtoi aksionin e shndërroi në gol asistin e Tajlor. Një gol për rekord botëror, me këtë moment që u ndoq live nga 3.4 miliardë njerëz, për t’u bërë ngjarja më e ndjekur në historinë e SHBA-së.

Messi ishte frymëzues për skuadrën e Inter Miami, teksa ndihmoi edhe Taylor për të shënuar një prej dy golave në këtë takim. Në 114 minuta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Messi ka shënuar tre gola dhe dhuruar një asist. Fitore që e ngjit Inter Miami në krye të grupit 10 në Kupën e Ligës me 6 pikë pas dy fitoreve të vulosura nga Lionel Messi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit