Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj është shkarkuar me vendim të Kryeministrit Rama.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga qeveri, por burime zyrtare bëjnë me dije se vendimi është marrë sot pasdite.
Rama ka zhvilluar një mbledhje urgjente pas mbledhjes së mëngjesit dhe aty ka komunikiar vendimin për shkarkimin e Ibrahimajt.
Ky vendim nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, teksa janë të paqarta edhe arsyet pse Kryeministri Rama ka vendosur ta shkarkojë Ibrahimajn nga posti që ajo ka mbajtur përgjatë 2 vitesh.
Delina Ibrahimaj ka shërbyer në krye të Ministrisë së Ekonomisë që prej Shtatorit 2021./btvnews.al