Vajza e ish-Presidentit të SHBA, Donald Trump, Ivanka Trump ka qenë në Tiranë së bashku me bashkëshortin e saj dhe ka vizituar Tiranë. Mësohet se Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj kanë vizituar Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, ndërsa janë takuar edhe me kryeministrin Rama.
Vizita është bërë publike nga vetë Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”. Ndërkohë, në foto shfaqet, kryeministri Rama dhe ish-i dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
“Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, shkruhet në faqen e muzeut.
Në fund të vizitës bashkëshorti i Ivanka Trump la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve: “Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!
Ndërsa vajza e ish-Presidentit Ivanka Trump u shpreh: “Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria”./btvnews.al