E hënë, 2 Dhjetor, 2024

VIDEO – Dyndje qytetarësh në burimin e Shkopetit për të mbushur ujë

Është thuajse e pamundur që të kalosh nga Shkopeti dhe të mos gjesh automjete të ndaluara pranë këtij burimi për të mbushur ujë. Dhjetra banorëve të zonës së Kurbinit i drejtohen çdo ditë Shkopetit për të mbushur ujë për të pirë.

Jashtë kameras, ata thonë se uji i rrjetit të ujësjellësit nuk mund të pihet, ndaj udhëtojnë disa kilometra për të mbushur ujë nga ky burim në rrugën nacionale Skuraj – Burrel. Mbushja e ujit bëhet për të furnizuar familjen për disa ditë pasi ka kosto financiare ardhja deri aty.

Ata shmangin blerjen e ujit në dyqane, pasi thonë se ky ujë që del nga ky burim është më i mirë se ai që shitet në treg. Ndrec Menga thotë se vjen shpesh këtu për të mbushur ujë pasi është shumë i mirë për tu konsumuar.

Problemet e ujësjellësave të zonave fushore kanë bërë që qytetarët të gjejnë si zgjidhje mbushjen e ujit për konsum në këto burime natyrale, ndërsa një pjesë tjetër e blejnë në dyqane apo autobotet që tregtojnë ujë të burimeve të tjera./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit