Një unazë floriri, të cilën reperi i njohur Tupac Shakur e ka mbajtur në performancën e tij të fundit, para se të vdiste është shitur për një milion dollarë në një ankand në New York.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se oferta fituese nuk ishte parashikuar, pasi në hapje të ankandit mendohej se mund të shitej nga 200,000 deri në 300,000 dollarë.
Tashmë kjo unazë ka hyrë në librat e rekordeve, pasi është bërë artifakti më i vlefshëm i hip-hop-it të shitur ndonjëherë.
Reperi amerikan e mbajti unazën në daljen e tij të fundit publike në MTV Awards më 4 Shtator 1996, pak ditë para se të ekzekutohej me armë në Las Vegas./btvnews.al