E martë, 26 Nëntor, 2024

“Do jeni me humor shumë të mirë”, mësoni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme

Dashi- Do ketë zhvillime pozitive gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe çdo gjë do shkoje me se miri. Do tregoheni akoma me te hapur me atë qe keni ne krah. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë aspak nga ftesat qe do iu bëhen.

Demi– Do jeni me humor shume te mire gjate kësaj dite dhe do e toleroni me shume partnerin tuaj. Komunikimi dhe bashkëpunimi me te do jete i njëjtë. Beqaret do njohin një person te veçante gjate një shëtitjeje apo gjate një feste me miqtë e tyre.

Binjakët– Nuk do merreni shume me jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse një çështje familjare do iu marre me tepër kohe sesa mendonit. Flisni me partnerin tuaj dhe sqarojani situatën.

Gaforrja– Mos u dekurajoni nëse lidhja ne çift nuk shkon mire sot. Ne çdo fushe te jetës ka ulje dhe ngritje, por e rëndësishme është qe te dilni si t’i tejkaloni situatat e vështira.

Luani– Plutoni do ndikoje negativisht sot ne jetën tuaj dhe atmosfera nuk do jete aq e ngrohte sa ju mendonit. Mundohuni te zgjidhni çdo gjë me qetësi dhe delikatese. Beqaret do kalojnë një dite te qete.

Virgjëresha– Dite përgjithësisht harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Ai qe keni ne krah do mendoje ne çdo çast t’ua beje qejfin dhe do iu mbaje ne pëllëmbe te dorës. E kush nuk do donte te ishte ne pozicionin tuaj.

Peshorja– Dite mjaft pasionante kjo për gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni dhe do ia shprehni partnerit ndjenjat ne çdo moment. Beqaret do takohen me disa persona jo shume te sinqerte, prandaj do bënin mire te mos mendonin një histori dashurie me ta.

Akrepi- Partneri do jete ne dispozicionin tuaj gjate kësaj dite dhe do mundohet t’ua beje qejfin ne çdo moment. Tregohuni edhe ju pak me te përkujdesur me te. Dite e trazuar për beqaret.

Shigjetari– Dëgjojini me mire dëshirat dhe pakënaqësitë e personit qe keni ne krah sot ne mënyrë qe ta përmirësoni situatën ne çift. Toleranca do jete një virtyt i çmuar qe mund t’iu ndihmoje ne çdo situate.

Bricjapi- Do keni goxha debate ne çift gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar. Ne vend qe te largoheni, mundohuni ta zgjidhni situatën me qetësi. Partneri do iu vlerësojë edhe me tepër nëse e bëni këtë gjë.

Ujori- Çdo gjë qe keni dëshiruar do iu plotësohet gjate kësaj dite. Se bashku me partnerin do merrni vendime te cilat mund t’ua bëjnë te ardhmen edhe me te bukur. Nëse jeni beqare, as sot nuk pritet te keni shume fat për te gjetur personin e duhur.

Peshqit– Dite përgjithësisht pozitive kjo e sotmja për te dashuruarit. Do vazhdoni te flisni hapur me partnerin për gjithçka dhe nuk do keni aspak debate. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica ekstreme për te gjetur personin ideal sepse me vone do pendohen./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit