Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare, është rikthyer sërish për të kaluar disa ditë pushimi në jug të vendit tonë.
27-vjeçarja ka postuar disa foto në mediat sociale dhe si përshkrim ka zgjedhur vetëm një fjalë “Home” (shtēpi) dhe ikonën e flamurit shqiptar.
Prej disa vitesh, Dua Lipa i bashkohet familjes së saj në jug të vendit, duke kaluar disa ditë të qeta në mrekullitë e vendit tonë.
Dua është një nga promovueset më të mëdha të bukurive të Shqipërisë./btvnews.al