E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Komisioni i Apelit e quan të pavlefshëm, Gazment Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar: Anulohen zgjedhjet për kryetar

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Gazment Bardhi ka mbledhur “online” rreth orës 19:30 Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai po e drejton këtë mbledhje nga Kryesia e Kuvendit.

Përmes një njoftimi për mediat,  bëhet e ditur se prezent në mbledhje janë 245 anëtarë.

Në mungesë të Kryetarit të Këshillit, ngrihet komisioni drejtues i punimeve që drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Këshilli Kombëtar ka vendosur ndryshimin e rendit të ditës si më poshtë:

-Diskutime dhe vendimmarrje për zbatimin e nenit 46, pika 4 të Statutit të PD.

-Diskutime, qëndrime dhe vendimmarrje mbi situatën e krijuar në Partinë Demokratike, veçanërisht pas zgjedhjeve të 14 Maj 2023.

Këshilli Kombërar ka marrë vendimin për të njohur dorëheqjen e Enkelejd Aliebaj nga detyra e kryetarit të komanduar, po ashtu edhe për të anuluar zgjedhjet për kryetar partie./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit