Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se situata e ndryshimeve klimatike po bëhet e frikshme.
Në një deklaratë për mediat, shefi i OKB u shpreh se epoka e ngrohjes globale ka mbaruar dhe sa tashmë bota po futet në atë që mund të quhet ‘epoka e nxehtësisë globale’.
Sipas tij “ndryshimet klimatike janë kudo. Është e frikshme dhe ky është vetëm fillimi”.
Ndër të tjera ai tha se njerëzimi po shkon drejt shkatërrimit, megjithatë theksoi se nuk duhet të ketë vend për panik dhe se autoritetet duhet të punojnë menjëherë për të marrë masa parandaluese./btvnews.al