E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Rita Ora, më klasike se kurrë më parë

Një Rita Orë, siç nuk e kemi parë kurrë më parë. E tillë është shfaqur shqiptarja ikonë e muzikës Pop në faqen e parë të numrit të Shtatorit të revistës së përmuajshme britanike Tatler.

Në një set fotosh të publikuara nga e përmuajshmja që fokusohet tek personazhet e klasit të lartë, 32-vjeçarja shfaqet e veshur si asnjëherë tjetër me një stil klasik që të kujton mënyrën e të veshurit të pjesëtarëve të familjes mbretërore britanike një shekull më parë… elegancë që mban firmën e markave më të famshme të botës si Dolce Gabana dhe Schiaparelli.

Në një intervistë të gjatë për “Tatler”, Rita Ora rrëfen gjithë jetën e saj, duke nisur që nga shpërngulja e familjes së saj në Britaninë e Madhe në 1991-shin kur ajo ishte në vitin e parë të jetës, shkallët e vështira të ngjitjes në majat e suksesit në karrierën e saj, njohja me bashkëshortin Taika Uaititi që ajo e konsideron dashurinë e vërtetë të jetës së saj e deri tek albumi më i fundit “You and I” i treti në karrierën e saj, publikuar para dy javësh… një album që e konsideron si ditarin e dekadës së fundit ku flet pikërisht për vështirësitë e karrierës dhe dashurinë e re.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit