E premte, 22 Nëntor, 2024

Rrëzohet rekursi për Ahmetajn, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e vilave në Hamallaj dhe Palasë

Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit Arben Ahmetaj për çështjen e sekuestrimit të vilave, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Apelit të GJKKO-së.

Kërkesat ishin paraqitur nga partnerja Erjola Hoxha dhe shoqja e ish bashkëshortes së Arben Ahmetajt, Elda Dinaj, për heqjen e sekuestrove të vilave në Hamallaj dhe Palasë.

Kjo pasi vila në palasë nuk rezultoi të ishte në emër të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Meckës, por të shoqes së saj Elda Dinaj.

Ndërkohë vila e partneres aktuale të Ahmetajt ndodhet në Hamallaj dhe do të vijojë të jetë nën sekuestro.

Këto vendime të gjykatave erdhën pasi Ahmetaj akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre” dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kujtojmë se vilat në fjalë janë kontrolluar më herët nga Policia, ku janë gjetur sende të vlefshme për hetimin ndaj Ahmetajt, si telefona celularë, laptopë, etj.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit