E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Sherr masiv në Gjermani, plagoset një shqiptar dhe dërgohet në spital në gjendje kritike për jetën

Një sherr masiv ka ndodhur në një lokal në Gjermani dhe si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave vendase, bëhet me dije se i plagosur ka mbetur edhe një shqiptar. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përplasjen mes tyre.

45-vjeçari ka marrë plagë në bark, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sakaq dy persona janë arrestuar, ndërsa theksohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe pritet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit