Ditën e sotme vendi ynë do të ketë mot me altrenime vranësirash dhe kthjellime. Në orët e para të 24-orëshit parashikohet të ketë reshje shiu kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Hera-herës këto rehsje pritet të jetë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit më pas vranësirat do tja lënë vendin kthjellimeve.
Era do të jetë nga kuadrati i perëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe gjatë natës në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Në fushën termike për ditën e nesërme pritet të kemi rënie të temperaturave në të dyja vlerat, më konkretisht: në zonat malore 20 deri 33°C, në zonat e ulëta 20 deri 37°C dhe në zonat bregdetare 25 deri 35°C./btvnews.al