Belgjika duket se është përpjekur më kot për të siguruar ekstradimin për dy trafikantë lëndësh narkotike, të cilët fshihen në Turqi, njëri nga Shqipëria dhe njëri nga Bosnja.
Siç raporton BRF, këta dy persona, të cilët dyshohen si të përfshirë në trafikun e rreth 3.2 tonë kokainë, kanë marrë nënshtetësi turke, duke i shpëtuar ekstradimit.
Por si e përftuan nënshtetësinë?! Duke u bërë Investitor Strategjik në Turqi.
Tashmë kjo taktikë po përhapet gjithë e më shumë nga bosët e drogës, duke e gjetur si mënyrë për t’i shpëtuar dënimit.