Rei Manaj është pa skuadër që nga shkurti i këtij viti, pasi Uatfordi vendosi t’i ndërpriste kontratën. Prej kohësh sulmuesi shqiptar është në kërkim të një skuadre dhe duket se oferta e parë për të mund të vijë përtej oqeanit.
Siç bëjnë me dije mediat amerikane, klubi që interesohet për shërbimet e 26-vjeçarit është pikërisht LA Galaksi.
Kujtojmë që për Galaksi kanë luajtur dhe emra të mëdhenj të futbollit europian si Dejvid Bekham, Stiven Xherrard dhe Zllatan Ibrahimoviç.