E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Kokëfortësia juaj në jetën në çift mund të sjellë probleme serioze”, mësoni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Dashi- Jeta në çift do jetë e qetë dhe pa asgjë të veçantë gjatë kësaj dite. Do ndiheni mirë pranë partnerit/es dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Beqarët do jenë më me fat dhe do përjetojnë emocione të forta nga takimet që do realizojnë.

Demi- Bëni kujdes sot ju që jeni në çift. Mos kërkoni gjatë gjithë kohës të jeni të pavarur dhe të bëni gjithçka që mendoni. Pyeteni partnerin/en para se të hidhni ndonjë hap. Jupiteri do jetë planeti që do i ndihmojë beqarët në jetën sentimentale.

Binjakët- Nëse doni që gjërat të shkojnë mirë me partnerin/en, duhet t’i shprehni më shumë ndjenjat sot. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje mund ta përmirësojnë situatën po shtuan dozat e komunikimit.

Gaforrja- Pas një periudhe me debate dhe tension në jetën në çift, sot do qeni qetësinë e shumëkërkuar. Është Venusi ai që do iu japë mundësinë të sqaroni çdo mosmarrëveshje. Beqarët do jenë më të privilegjuarit në dashuri.

Luani- Sot do bëni çmos që ta mbani të ndezur pasionin në çift. Do e përkëdhelni partnerin/en pa pushim dhe do tregoheni të gatshëm t’ia plotësoni çdo dëshirë. Lum ai që iu ka në krah.

Virgjëresha- Disa planetë do e mbrojnë jetën tuaj në çift nga çdo rrezik i jashtëm, por disa të tjerë do mundohen t’ua prishin harmoninë. Tregohuni shumë të kujdesshëm dhe mos u nxitoni për asgjë. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë edhe sikur t’iu jepet mundësia për takime. Në planin financiar tregohuni vigjilentë dhe mos shpenzoni kuturu.

Peshorja- Marrëdhënia juaj me partnerin/en do fillojë të bëhet më serioze gjatë kësaj dite. Do mendoni për një të ardhme së bashku dhe kjo do iu mbushë me optimizëm. Edhe beqarët do jenë të favorizuar në dashuri.

Akrepi- Pas disa ditëve jo shumë të përshtatshme për jetën në çift sot do arrini të vendosni komunikimin me partnerin/en. Do i kushtoni më shumë kohë atij dhe do ndiheni më mirë. Beqarët do jenë tërheqës dhe magnetikë.

Shigjetari- Venusi do influencojë së tepërmi sot në jetën tuaj në çift. Do kaloni momente të këndshme me partnerin/en, por njëkohësisht do gjeni edhe kohë për familjen dhe miqtë.

Bricjapi- Kokëfortësia juaj në jetën në çift mund të sjellë probleme serioze me atë që keni në krah. Toleranca është një virtyt shumë i vlerësuar, kështu që mundohuni edhe ju të tregoheni të tillë. Beqarët do njihen me shumë persona.

Ujori- Mos u tregoni shumë dominues sot në jetën tuaj në çift sepse kjo mund të nxitë debate me partnerin/en. Të dy jeni të barabartë dhe keni të drejtë të shpreheni ashtu si mendoni.

Peshqit- Për shkak të nervozizmit tuaj mund të lindin konflikte dhe mosmarrëveshje të shumta sot me partnerin/en. Nuk do toleroni në asnjë pikë dhe kjo do e përkeqësojë situatën. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë për personin ideal./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit