E hënë, 25 Nëntor, 2024

Krim i rëndë në Kosovë, vret djalin, gruan dhe më pas i jep fund jetës

Një krim i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një person dyshohet se ka vrarë djalin e tij, gruan dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës.

Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në një fshat të Lipjanit mesditën e së premtes, ku janë gjetur të vdekur tre personat.

Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.

Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, sqaron policia lidhur me këtë ngjarje.

Nderkohe ekipet e policisë janë në vendngjarje dhe ka nisur hetimi në lidhje me rastin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit